Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka emëruar edhe katër zëvendësministra, ku deri më tani 15 është numri i zëvendësministrave të emëruar.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Qeveria e Kosovës.
Të emëruarit e sotëm që kanë marrë poste janë Dukagjin Pupovci, Shemsi Syla, Linda Çavdarbasha dhe Imri Demelezi.
Dukagjin Pupovci, është emëruar zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Shemsi Syla, zëvendësministër i Mbrojtjes, Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Imri Demelezi, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 15 zëvendësministra”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë. /Telegrafi/