Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe dy zëvendësministra.
Kurti të sapo emëruarve iu ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
Zëvendësministrat e emëruar janë:
Mentor Arifaj, zëvendësministër i Ekonomisë;
Blerim Gashani, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 21 zëvendësministra.