Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë.
Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se, Dorotea Deshishku ka studiuar biznes dhe filozofi në programin universitar më selektiv në SHBA, Minerva Schools në KGI, dhe siç thuhet në njoftim shkalla e pranimit ishte 2% dhe ajo kishte fituar bursë.
“Nga 2013, Dorotea udhëheqë iniciativën humanitare Project Maat, përmes së cilës ndihmon familjet në varfëri në Kosovë. Ajo është anëtare themeluese e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane i cili, nga viti 2014, shërben si urë lidhëse midis Ambasadës dhe të rinjve kosovarë, dhe zbatohen zgjidhje për çështjet rinore të vendit përmes projekteve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/