Telegrafi

Kurti emëron Aziz Bicin këshilltar politik dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Aziz Bicin, këshilltar politik të tij dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta.

Me këtë rast, Kurti, i ka uruar Aziz Bicit suksese në detyrën e re duke mirëpritur këshillat e tij politike, derisa ka kërkuar rol konstruktiv dhe përgjegjshmëri të lartë si Drejtor i Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, gjatë ditë së sotme kryeministri, Albin Kurti, ka emëruar edhe Jusuf Thaçin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.