Telegrafi

Kurti emëron Avni Zogianin zëvendësministër të Infrastrukturës dhe Ambientit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot edhe një zëvendësministër në Qeveri.

Avni Zogiani u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, e cila drejtohet nga ministri Lumir Abdixhiku.

Kurti i uroi suksese Zogianit në detyrën e re, duke thënë se këto dy sektorë Infrastruktura dhe Ambienti do ta kenë mbështetjen e duhur të Qeverisë.