Kryeministri Albin Kurti ka vazhduar sot me emërimin e zëvendësministrave të rinj nga komunitetet.
Almir Veliji nga partia e Duda Baljes është zëvendësministri i radhës i emëruar sot nga Kurti.
Veliji do të jetë zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Ai ka falënderuar Kurtin për besimin e dhënë përmes një postimi në Facebook.
“Sot pranova detyrën e zv.Ministrit ne Ministrin e Zhvillimit Rajonal e falenderojë z.Albin Kurtin, Kryeministrin e Republikës së Kosvës per besimin që ma ka dhene.
Me këtë rast zotohem se detyrën që mora do ta kryej me përkushtim, vullnet dhe guxim, duke garantuar angazhim maksimal sidomos për komunitetin #Boshnjak.Për t’i përmbushur objektivat tona si komunitet, e që janë edhe pritjet tuaja, do ta shfrytëzoj përvojën time institucionale në mënyrë që ta arrijm më të mirën për vendin tonë dhe për komunitetin.
Nga sot ju përfaqesoj juve,
Me #krenari dhe me shumë #sinqeritet
Me #përkushtim dhe me #nder,
Me #dashuri dhe me #zemer,
Falenderim i veqant shkonë për Kryetaren tonë të partisë SDU Duda Balje,deputete që ma ka dhëne besim për këte pozit,dhe gjithe antareve të Kryesise së partise SDU-Bashkimsocijal Demokrat #deputete”, ka shkruar Veliji.
Kujtojmë po sot Kurti ka emëruar edhe Sejnur Veshallin, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./Telegrafi/