Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për emërimet në borde publike.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se shumë ekspertë kanë hezituar të pranojnë pozita udhëheqëse.
“Dikur në borde ka qenë privilegj, sot është rrezik. Në shumë borde është më rrezik të jesh anëtarë apo drejtues se të jesh kryeministër në detyrë si puna ime”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri në detyrë thotë se vetëm 15% e përbërjes së bordeve kanë libreza të Vetëvendosjes.
“Unë besoj se këto borde do ta bëjnë ç ‘kapjen e shtetit”.
Kryetari i Vetëvendosjes ka thënë se po të kishte pritur edhe disa ditë mund të gjente emra jashtë partiak por sipas tij “milionat po shkonin” dhe s’mund të pritej.
Kurti thotë se shumë këshilltarë në kryeministri nuk kanë pasur librezë partiake të Vetëvendosjes.
“Më thoni cila parti deri më tani një pjesë të madhe të zëvendësministrave e ka emëruar pa pasur librezë partiake. Ne kemi emëruar zëvendësministra jashtë Vetëvendosjes edhe pse na kanë takuar neve”, tha ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/