Telegrafi

Kurti e Vitia qëndruan në QKUK, vizituan nënën që solli në jetë vajzën e saj në minutat e parë të 2023

Në natën e ndërrimit të moteve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar për vizitë në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai është pritur nga stafi kujdestar në këtë klinikë si dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurti ‘dhe Vitia së bashku vizituan nënën e cila solli në jetë një vajzë në minuatat e parë të vitit 2023.

Kryeministri në një postim në Facebook u uroj jetë të gjatë foshnjës dhe prindërve.

“Katër minuta pas mesnate lindi Dua Rrustemi, foshnja e parë në Klinikën Gjinekologjike të QKUK-së në vitin 2023. Bashkë me nënën e saj Elonën janë shëndosh e mirë. Uruam edhe babain Arbënorin dhe falënderuam mjekët e infermieret që po punojnë me shumë përkushtim në këtë ndërrim motmotesh”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/