Kandidati për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin Dardan Sejdiu kanë takuar ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert.
Gjatë këtij takimi, që u zhvillua në zyrat e Vetëvendosjes, u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe gjendjen ekonomiko-sociale në vendin tonë.
Çështja e krijimit të institucioneve të reja ishte po ashtu në fokus të bashkëbisedimit.
Nikoqirët e takimit njoftuan ambasadorin francez gjithashtu lidhur me përgatitjet e Vetëvendosjes rreth zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, transmeton Klan Kosova.