Site icon Telegrafi

Kurti: E ritheksoj se Qeveria e Kosovës nuk e mbështetë Projektligjin për Trustin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar qëndrimin e Qeverisë kundër Projektligjit për Trustin.

Në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për këtë projektligj, kreu i ekzekutivit ka thënë se nuk mund të zgjidhen problemet e tanishme duke rrezikuar të ardhmen.

“Ne e kemi të qartë që mjetet në trust janë të qytetarëve, por vetë natyra e tyre nënkupton që ato nuk vihen në institucion të interesave politike por të nevojave të pensionistëve”, ka deklaruar Kurti para deputetëve.

Ai është treguar i ashpër me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiun, iniciues i kësaj nisme, duke thënë se nuk e ka ditur që është doktor shkence, pasi “vetëm një doktoraturë ta sjell guximin e nevojshëm për të bërë propozime të tilla”.

“Nuk kam qenë i njoftuar që nismëtari është doktor shkence. Pra ka doktoraturë. Unë besoj që kjo nismë ka ardhur se nismëtari ka doktoraturë. Vetëm një doktoraturë ta sjell vetëbesimin e nevojshëm për të bërë një propozim të tillë që ndërhynë në ekonominë e shtetit”. /Telegrafi/

Exit mobile version