Site icon Telegrafi

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama – Ballkani i Hapur do të dështojë

Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se Serbinë e njeh shumë më mirë se Rama që shfaqet shpeshherë afër Presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Kurti tha se nuk i beson Beogradit pasi edhe kur flet për diçka që duket paqedashëse, gjithçka që bën nga ana tjetër është luftënxitëse.

“Unë besoj që Serbinë e njoh shumë ma mirë sesa kryeministri i Shqipërisë dhe Serbia i ka 48 baza ofensive rrotull kufirit me Kosovën.

Unë nuk i besoj Beograadit edhe kur flet diçka që duket paqëdashëse ndërkohë që gjithçka që bën është luftënxitës.

Të them të drejtën nuk besoj që partia socialiste është parita e punës mirëpo përsa i përket ta zëmë disa iniciativave rajonale ne nuk pajtohemi”, u shpreh Kurti.

Tutje Kurti foli edhe për Ballkanin e Hapur.

Sipas tij, nisma e Ramës dhe Vuçiqit do të dështojë sepse Ballkani nuk mund të hapet ndaj askujt tjetër, pasi është e hapur prej vitesh vetëm ndaj BE-së, SHBA-së dhe NATO-s.

“Nuk e di plotësisht nëse plani është ta zëmë, ky Ballkani i Hapur si ide. Unë nuk mendoj se do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm. Ballkani i Hapur nënkupton një synim që nuk na qenka i hapur, por duhet ta hapim, por ndaj kujt? Ne jemi të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, dhe NATO-s. Por të hapet Ballkani ashtu siç është hapur Serbia për Federatën Ruse dhe Kinën, unë mendoj se është gabim”, deklaroi Kurti në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.

Exit mobile version