Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashke me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot në konferencë për medie do të flasin për pagesat për lehonat dhe shtesat e fëmijëve.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet nga ora 10:00.
Zbatimi i masës 3.5 – Pagesat për lehonat dhe shtesat për fëmijët si pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike do të jenë temë e konferencës.
Në njërën nga mbledhjet e Qeverisë është bërë plotësim-ndryshimin i cili ndryshon titullin “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 milionë euro”.
Sipas Qeverisë, ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale.
Po ashtu, ky plotësim-ndryshim, parasheh përfshirjen edhe të lehonave të punësuara krahas atyre të papuna për mbështetje financiare që do të ofrohet nga Qeveria, me qëllim të fuqizimit të mëtutjeshëm të grave në tregun e punës.
Ndërkaq, ndarjen e mjeteve për lehonat dhe shtesat e fëmijëve qeveria kishte planifikuar që ta bëjë vitin e ardhshëm, por kjo do të ndodh brenda këtij viti. /Telegrafi/