Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën kanë vizituar sot akademikun, Rexhep Qosja, me rastin e ditëlindjes së tij të 86-të.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kurti teksa ka njoftuar për takimin, Qosjen e ka quajtur mendjemprehtë, person me kujtesë të kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të fuqishme.
“Për ditëlindjen e tij të 86-të sot vizituam akademik Rexhep Qosjen. Bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i uruam shëndet, gëzime e mbarësi”.
“Vitet kalojnë, por disi jo edhe për Profesor Qosjen: mendje e mprehtë, kujtesë e kthjelltë dhe qëndrime e arsyetime të forta si ngahera”.
Rexhep Qosja është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist, politikan dhe akademik shqiptar. /Telegrafi/