Site icon Telegrafi

Kurti e Jashari dakordohen për unitet në luftimin e coronavirusit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot komunën e Skenderajt dhe ka takuar kryetarin e kësaj komune, Bekim Jasharin me të cilin ka biseduar rreth situatës së krijuar si pasojë e përhapjes së coronavirusit.

Jashari këtë e ka bërë të ditur përmes një poastimi në Facebook, ku ka thënë se me Kurtin janë marrë vesh për unitet, pa dallime, në mënyrë që të dilet më lehtë nga gjendja e krijuar me COVID-19.

“Sot prita në takim Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti si dhe Ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, të cilët i informova rreth gjendjes aktuale në Skenderaj dhe për masat që kemi marrë në parandalimin e pandemisë COVID-19”,shkruan Jashari.

Ai tha se ka njoftuar Kurtin dhe ministrenë detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal për masat që kjo komunë ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Me Kryeministrin Kurti biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi. Gjatë këtij takimi u bëmë thirrje qytetarëve për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera”,shkruan tutje Jashari. /Telegrafi/

Exit mobile version