Site icon Telegrafi

Kurti: Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Drenasin. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Shkrimi i plotë i Albin Kurtit:

Që Lëvizja po rritet në krejt Kosovën, e vërteton entuziazmi që gjetëm në Drenas, ku i bëmë disa takime në qytet e në fshatra.

Drenasin ata që e kanë konsideruar bastion, e kanë shkatërruar. Drenasi dikur ka qenë i industrializuar, e sot falë privatizimit të korruptuar, është varfëruar.

Politikat tona janë për rivitalizimin e industrisë, që do të thotë ringjallje e Ferronikelit i cili sot funksionon me punësim minimal e fitim maksimal.

Po ashtu politikat tona për zhvillimin rural do t’i ndihmojë fshatrat e Drenicës dhe krahinave të tjera që të zhvillojnë bujqësinë, por edhe që të kenë infrastrukturë, arsim e shëndetësi cilësore pranë vendbanimeve të tyre.

Exit mobile version