Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë ditë së enjte është vizituar nga ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.
Kurti ka bërë të ditur se Selimi i ka uruar atij suksese në punë e qeverisje të mirë.
“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i Komandatit legjendar Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikëqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”, ka shkruar kryeministri Kurti në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.
Kryeministri Kurti ka thënë se tek Selimi ka shumë histori, dhe se takimet me të janë rikujtim i asaj që kanë kaluar bashkërisht si popull./Telegrafi/