Telegrafi

Kurti dhe Stuart Peach diskutuan për zhvillimet dhe sfidat rajonale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje takoi të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Siç informoi zyra e kryeministrit, në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe për zhvillimet dhe sfidat rajonale.

Kryeministri falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në zhvillimin dhe proceset integruese të saj dhe rolin aktiv të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih që po mbahet gjatë kësaj fundjave./Telegrafi/