Telegrafi

Kurti dhe shefi i Zyrës së Belgjikës, Julien Sassel flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Julien Sassel, ndërkaq u bisedua për rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, si ajo për bashkëpunim policor, për arsim dhe taksim të dyfishtë.

Kryeministri Kurti theksoi kontributin e shtetit belg në pavarësimin e Kosovës dhe anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu theksoi  marrëdhëniet e mira tregtare dhe interesimin e kompanive belge për investim në Kosovë, siç është rasti me kompaninë “PowerPack”.

U bisedua për situatën me pandeminë dhe masat që ka ndërmarrë Qeveria për menaxhimin e variantit Delta.

Kryeministri i ofroi shefit të ri të misionit diplomatik belg bashkëpunimin e plotë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Sassel tha se Belgjika do të vazhdojë të përkrahë Qeverinë dhe popullin e Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike. /Telegrafi/