Site icon Telegrafi

Kurti dhe Minxhozi flasin për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Minxhozi ka përshëndetur vendimin që mori Qeveria për t’i liruar nga obligimi për pajisje me leje pune afatshkurtër shtetasit e Shqipërisë.

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Minxhozi u pajtuan që duhet vazhduar me shembuj të tjerë të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen e afërt.

“Shtetet dhe qeveritë tona duhet dhe do të angazhohen për të mirën e përbashkët të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version