Telegrafi

Kurti dhe Mehaj bëjnë homazhe te varri i Adem Demaçit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të shtunën kanë bërë homazhe te varri i Adem Demaçit.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se në përmbyllje të një viti sfidues por të suksesshëm, i ndërojnë ata të cilët i frymëzuan dhe i frymëzojnë çdo ditë në angazhimin dhe punën e tyre.

“Sot bashkë me Kryeministrin Kurti dhe familjen e bacës Adem, bëmë nderime tek varri i Adem Demaçit, ai do të mbetet përgjithmonë kryefjala e qëndrueshmërisë dhe rezistencës sonë kombëtare”, ka thënë Mehaj.

Sipas tij, muaji dhjetor është pikërisht muaji kur Parlamenti Evropian Adem Demaçin me çmimin Saharov l, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.

“Adem Demaçi dhe Adem Jashari, dy Ademat do të jenë prijësit tonë të përjetshëm, njëri në aspektin politik dhe tjetri në aspektin ushtarak”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj në Facebook. /Telegrafi/