Site icon Telegrafi

Kurti dhe komisioneri Varhelyi bisedojnë për qytetarët afganë të strehuar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilluan një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

“Kurti e njoftoi komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje kryeministri Kurti gjatë kësaj bisede tha se gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi në kontakt e në koordinim që nga mesi i muajit korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version