Site icon Telegrafi

Kurti dhe Haxhiu takohen me ambasadorin e Italisë, e njoftojnë për bisedimet me LDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputeten Albulena Haxhiu kanë pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri italian,  Nicola Orlando.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se me ambasadorin Orlando është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast është njoftuar edhe për përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të Republikës, transmeton Telegrafi.

“Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Exit mobile version