Site icon Telegrafi

Kurti dhe ambasadorja sllovene, Benedejçiq flasin për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve

Në takimin e parë me ambasadoren e sapoemëruar të Sllovenisë në Kosovë, Minca Benedejçq, në të cilin kryeministri Albin Kurti i uroi mirëseardhje, u bisedua për marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve dhe për vullnetin dhe fushat në të cilat synojnë t’i forcojmë ato.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Benedejçq për pritjen që shteti slloven i bëri atij dhe liderëve të tjerë gjatë Forumit Strategjik të Bledit, dhe për takimet e bisedat që pati me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Janez Jansha.

“Vendet tona kanë 20 marrëveshje bilaterale dhe disa të tjera që presim të finalizohen. Kjo flet për nivelin e lartë dhe të zhvilluar të marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, tha ndër të tjera kryeministri në takim.

Në këtë frymë, si qeveri do të angazhohemi edhe më shumë në arritjen e marrëveshjeve të dyanshme për njohjen e patentshoferëve, sikurse edhe të pensioneve dhe sigurimeve sociale”, shtoi kryeministri.

Në njoftim u tha se u bisedua për gjendjen e rënduar me pandeminë dhe zbatimin e masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së mëtejme të variantit Delta të virusit.

Benedejçiq theksoi se qëllimi i saj dhe shtetit që përfaqëson është që të forcojë marrëdhëniet bilaterale dhe të nxisë bashkëpunimin në fushat të ndryshme dhe me interes të përbashkët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version