Site icon Telegrafi

Kurti dhe ambasadori Heldt flasin për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti takoi sot ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ndërsa u diskutua për rimëkëmbjen ekonomike e sociale pas pandemisë.

Në njoftimin për media thuhet se Kurti falënderoi ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme.

“Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KWF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version