Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Sipas komunikatës,zgjedhjet e 9 shkurtit, mbarëvajtja e tyre, ndërhyrjet e Serbisë dhe rruga përpara për formimin e institucioneve të dala nga rezultatet e zgjedhjeve, ishin çështjet kryesore të diskutimit.
Gjatë bisedës, po ashtu u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet ambasadës franceze dhe institucioneve të vendit dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovë dhe Francës. /Telegrafi/