Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të mërkurë ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti dhe Guerot diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë.
Temë diskutimit ishin edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.
Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë. /Telegrafi/