Telegrafi

​Kurti: Dashuria për dijen dhe shkencën, do të thotë dashuri për njerëzimin dhe zhvillimin

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e Kampit Veror Ndërkombëtar “Edu Kamp 2022”, organizohet nga shoqata gjermane Education Unlimited bashkë financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe ndihmuar nga Gjimnazi Loyola.

Kryeministri potencoi se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim për 12 për qind.

Për mbyllje të hendekut gjinor, janë ndarë 1,365 bursa për vajzat dhe gratë studente të fushave STEM. 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe nxitjen e djemve për të ndjekur profile deficitare.

Janë ndarë 957 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit; tekste shkollore në gjuhët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë; 150 mijë euro për bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian; 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional.

Për të mbyllur hendekun e shkathtësive, ka filluar pilotimi i arsimit dual në katër profile nga viti shkollor 2022/2023, për muratorë, floktarë, asistentë të hotelerisë dhe kuzhinier; Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milion euro, nga të cilat përfitojnë rreth 300 mësimdhënës.

“Për herë të parë kemi filluar zbatimin e skemës për mësimdhënie të bazuar në hulumtim, si formë e nxitjes së punës shkencore-hulumtuese edhe në mësimdhënie në arsimin e lartë”, tha kryeministrit Kurti. /Telegrafi/