Site icon Telegrafi

​Kurti, Cramon diskutojnë për luftën kundër korrupsionit në Kosovë dhe situatën në Ukrainë

Gjatë ditës së enjte, kryeministri Albin Kurti, zhvilloi takim me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Sipas njoftimit, Kurti dhe eurodeputetja Von Cramon diskutuan për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak të Federatës ruse atje.

Kryeministri e njoftoi për veprimet dhe vendimet e Qeverisë karshi Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës.

Vendimet në njërën anë përfshijnë sanksionet kundër Rusisë në përputhje me ato të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në anën tjetër vendimin për të pranuar 20 gazetarë ukrainas.

“Rreshtimi i qartë dhe i menjëhershëm me botën demokratike dhe kundër një pushteti despotik, është tregues i qartë i vlerave demokratike dhe orientimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Çështje tjera që u folën gjatë takimit përfshijnë reformat në drejtësi, luftimin e krimit dhe korrupsionit, ndryshimet legjislative, sigurinë dhe energjinë”, njofton Telegrafi.

Exit mobile version