Telegrafi

Kurti: Brenda tri viteve presim të kemi 7 milionë dokumente të digjitalizuara

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar edhe një herë për digjitalizimin e dokumenteve në Kosovë, duke ritheksuar se brenda tri viteve, në këtë proces do të përfshihen rreth 7 milionë dokumente.

“Digjitalizimi masiv i lëndës arkivore është duke u zhvilluar në Kosovë, për herë të parë. Me skanerët më të avancuar, me rezolucion të lartë tashmë të vendosur, në 3 vjet, ne presim të kemi më shumë se 7 milionë dokumente të digjitalizuara”, ka shkruar Kurti në platformën X.

“Në kohën tonë, arkivi digjital është një mjet thelbësor për të ruajtur kujtesën tonë institucionale dhe kolektive, si dhe për t’i bërë ato më të aksesueshme për publikun”, ka deklaruar ai.