Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do t’i dalë në ndihmë atyre që duan të investojnë në shtimin e prodhimtarisë.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ka duke kalkuluar kredinë dhe kamatën e atyre që duan të bëjnë biznes, ka thënë se për një investim në shtim të prodhimtarisë, nëse një biznes do të merrte kredi në shumë prej 500,000 euro, me kamatë 6% për t’i kthyer brenda 5 viteve, biznesi do të duhej të kthente: shumën e marrë, plus kamatën prej 79,984 euro.
“Qasja në financa dhe kostoja e financimit janë ndër sfidat kryesore që prodhuesit tanë kanë për të zgjeruar kapacitetet e tyre. Kërkesa e prodhuesve çdoherë ka qenë që shteti t’u ndihmojë duke ua subvencionuar gjysmën e kamatës”, tha Kurti.
Sipas tij, me masën 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për subvencionim prej 20% te kredisë investive, prodhuesi që investon 500,000 euro në zgjerim të kapaciteteve do të marrë edhe më shumë sesa kamata që paguan: 100,000 euro, më saktësisht.
Tutje thotë se me masën 2.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, secili prodhues do të mund të përfitojë deri në 130,000 euro tjera, shtesë mbi subvencionimin e investimit, për të ngritur kapacitetet e stafit, rritur cilësinë e produktit, dhe gjetjen e tregjeve të reja.
“Kurrë më parë nuk ka pasur këso mbështetje”
“Qeveria është në anën e prodhuesve”, shkroi Kurti./Telegrafi/