Site icon Telegrafi

Kurti e ish-kryeministri Papandreou, flasin për intensifikimin e marrëdhënieve Kosovë-Greqi

Kryeministri Albin Kurti, gjatë Simpoziumit të SYMI në Kretë, ka takuar  ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, dhe ish-shefen e diplomacisë greke, Dora Bakoyannis.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se është diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë.

“Diskutim i shkëlqyer me George Papandreo dhe Dora Bakoyannis, gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, shkroi Kurti.

Në pyetjet e ish- kryeministrit grek, ai njoftoi audiencën me punën e institucioneve në Kosovë, me theks për përparimin demokratik, ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, politikat sociale dhe pluralizmin politik.

Gjatë bashkëbisedimit, po ashtu u diskutua edhe për raportet midis shteteve në Ballkan, integrimin evropian dhe marrëveshjen bazike me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve./Telegrafi/

Exit mobile version