Site icon Telegrafi

Kurti bisedë telefonike me senatorin Murphy, flasin për marrëveshjen e normalizimit Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi këtë të premte se ka biseduar përmes telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.

Kreu i ekzekutivit kosovar tha se me senatorin amerikan ka biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.

Po ashtu kryeministri Kurti dhe senatori Murphy kanë folur edhe për renditjen e Kosovës në tri pozita më lartë në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore të vitit 2023.

“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023”, shkroi Kurti në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version