Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatoren amerikane, Joni Ernst, ndërsa kanë diskutuar rreth Ushtrisë së Kosovës.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se ishte kënaqësi biseda me Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e ShBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë…
E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”, thuhet më tej në postimin e Kurtit në Twitter. /Telegrafi/
It was a pleasure to talk with @SenJoniErnst who is a staunch supporter of Kosova in the U.S Senate. She is Vice Chair of the Senate Republican Conference, and co-chair of the #SenateAlbanianIssuesCaucus. She played a crucial role in strengthening our Security Forces. pic.twitter.com/IyUiRk2iup
— Albin Kurti (@albinkurti) March 25, 2021