Site icon Telegrafi

Kurti, bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut, flasin rreth gjendjes së coronavirusit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, Kryetar i Komunës së Sjenicës, dhe me Kenan Hot, Kryetar i Komunës së Tutinit.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate, dërguar mediave.

Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

“Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore. Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm.

Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën qeveritare.

Exit mobile version