Site icon Telegrafi

Kurti: BERZH i rëndësishëm në rrugën e vendit drejt integrimit në BE

Kryeministri Albin Kurt  së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ambasadorin e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti gjatë Samitit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, u pritën në takim nga presidentja e BERZH-it, Odile Renaud – Basso.

Siç njoftohet, Kurti e falënderoi Renaud – Basso për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka dhënë Republikës së Kosovës, në funksion të rritjes së qëndrueshme ekonomike të vendit, veçanërisht në periudhën pandemike.

Kurti gjithashtu foli edhe për orientimin e qeverisë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër energjetik.

Më tej, kryeministri u shpreh se Qeveria e Kosovës synon të hedh hapa të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt integrimit në BE, dhe në këtë drejtim e shohim BERZh-in si një institucion të rëndësishëm në zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investiv të BE-së.

Ministri Murati, gjithashtu, theksoi se e mirëpresim strategjinë e re vendore të BERZh-it për Kosovën (2022-2027), si dhe vlerësojmë bashkëpunimin dhe përfshirjen e vazhdueshme të BERZh-it në fusha prioritare të identifikuara në këtë strategji, konkretisht mbështetjen në zhvillimin e sektorit privat, tranzicionin e drejt energjetik dhe forcimin e lidhjeve rajonale.

Sipas një komunikate të Qeverisë, presidentja Renaud – Basso e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të vendit dhe objektivave të përbashkëta./Telegrafi/

Exit mobile version