Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.
Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.
Kryeministri Kurti në këtë samit është takuar për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.
Zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Jurgen Rigterink, ka zbuluar detaje nga diskutimi të cilin e ka konsideruar magjepsës.
Në një shkrim në Twitter, Rigterink ka thënë se Kurti i ka kërkuar Serbisë reciprocitet dhe njohje.
“Diskutim magjepsës gjatë Samitit të BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor. Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor, kryeministrja serbe Ana Bernabiq argumenton se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësore për sigurinë në rajon. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pajtohet dhe kërkon reciprocitet / njohje të vendit”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi
Fascinating discussion during @EBRD’s #WesterBalkans Investment Summit: Prime Minister of @SerbianGov @anabrnabic argues that improving regional trade is key for security in region. Prime Minister @albinkurti of Kosovo agrees and asks for reciprocity/ recognition of the country! pic.twitter.com/5kVI7LH0rS
— Jurgen Rigterink (@JRigterink) February 24, 2020
Po ashtu, Kurti ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën.
“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it.
Ky samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale. /Telegrafi/