Site icon Telegrafi

Kurti bëri homazhe në 21 vjetorin e masakrës së Studimes, është koha që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre

Sot në mëngjes kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Studime të Vushtrrisë.
“Homazhet u bënë në nderim të 21- vjetorit të masakrës së Studimes ku humbën jetën 116 persona.

Shumica e qytetarëve të Vushtrrisë dhe të fshatrave në rrethinë ishin larguar me forcë nga shtëpitë e tyre prej forcave serbe në fund të Marsit dhe fillimit të Prillit 1999, përderisa disa prej tyre ishin në gjendje të rrinin deri më 2 Maj.

Më 2 Maj 1999 policia Serbe dhe forcat paramilitare kishin nxjerrë me forcë nga konvoi qytetarët, u kishin kërkuar para dhe më pas i kishin vrarë 116 persona në vend. Krejt kjo kishte ndodhur brenda 2 orësh”, thuhet në njoftimin për media.

Sot, 21 vjet pas, akoma askush nuk ka marrë përgjegjësi dhe askush nuk ka kërkuar falje për këtë masakër. Është koha e fundit që kriminelët të paguajnë për të bëmat e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version