Telegrafi

Kurti bënë thirrje për vaksinim: Pasnesër shënojnë administrimin e 1 milion dozave të vaksinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Gjatë vizitës në IKSHPK, Kurti ka thënë se në këtë javë kur situata është rënduar, për shkak të pasojave të gjëra e të mëdha të variantit Delta

“Me profesor Naserin dhe ministrin Vitia i takuam rreth 20 punëtorë që janë në qendrën operative, vizituam edhe stoqet ku po ruhen vaksinat. Vizituam vendin ku janë frigoriferët ku po mbahen 530 mijë vaksina Pfizer në temp -35 gradë celsius, dhe frigoriferin tjetër ku në temperatura 2-8 gradë celsius po mbahen 20 mijë vaksina AstraZeneca”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se tash ka vaksina, e do të vijnë më shumë dhe inkurajoj të gjithë qytetarët edhe ata që kanë mundur të kenë hezitim ose skepticizëm që të vaksinohen.

“Ky është virus vdekjeprurës. Vaksinimi e ul rrezikun për 20 herë. 20 fish më pak ka rrezik për të vaksinuar se për ata të pavaksinuar. Pasnesër do të jetë dita kur do të shënojmë administrimin e 1 milion dozave të vaksinave ku rreth 2/3 kanë marrë një dozë dhe përafërsisht 1/3 i kanë marrë dy dozat e vaksinës”, tha Kurti.

Ai falënderoj të gjithë stafin shëndetësorë për punën që po e bëjnë në këtë kohë, kur siç tha i kemi kaluar 500 ditë të kësaj emergjence shëndetësore. /Telegrafi/