Site icon Telegrafi

Kurti bën thirrje për regjistrim të popullsisë në Kosovë, përfshihet pyetësori për dëmet nga lufta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë.

“I bëjë thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për regjistrim të popullsisë. Nuk kemi mangësi vetëm tek shpërputhja e të dhënave por edhe të mungesa e tyre”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori për dëmet nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare

“Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Kjo periudhë përfshinë 28 shkurtin 1998 deri më 12 qershor 1999”, tha Kurti.

Kurti shtoi se ky regjistrim që fillon të premten më 5 prill, përveç që do të na japë një pasqyrë të së tashmes do të na sigurojë një evidencë të së kaluarës. /Telegrafi/

Exit mobile version