Site icon Telegrafi

Kurti bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit

Në 22-vjetorin e rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe te shtatorja Zahir Pajazitit në Prishtinë, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Kurti tha se të tre heronjtë frymuan dhe mprehën si ndjenjën ashtu dhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij.

“Të tre këta heronj, frymuan dhe mprehën, si ndjenjën, ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij. E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version