Site icon Telegrafi

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të pengojë përparimin e rajonit në integrimin evropian.

Kurti në konferencën e organizuar Fondacioni Friedrich Ebert (FES) dhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës me temë “Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, tha se Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb, duke shtuar se rruga drejt integrimit euroatlantik nuk bëhet vetëm.

“Kërcënimi ndaj sigurisë së Ballkanit Perëndimor nga Serbia duhet të adresohet me të njëjtën qasje duke i dhënë Kosovës anëtarësimin në BE”, tha Kurti.

Në anën tjetër, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se roli i diplomacisë parlamentare është shumë i rëndësishëm për shtet-ndërtimin e Kosovës./kp/

 

Exit mobile version