Site icon Telegrafi

Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk po zbatohet falë Qeverisë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të enjten se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është “Zajednicë” e Hashim Thacit dhe Isa Mustafës.

Por sipas tij, kjo marrëveshje e nënshkruar nga dy-ish liderët shtetërorë nuk po zbatohet falë qeverisë aktuale të udhëhequr nga ai.

“Dallimi është drastik. Asociacioni është ‘Zajednicë’ e Hashim Thacit dhe Isa Muftafës. Por, duke iu falënderuar qeverisë me mua kryeministër, nuk po zbatohet. Sa për ju moti ishte kryer. Unë i kam përmendur gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit, të cilin ju e keni sjell”, u shpreh Kurti.

Tutje, kreu i ekzekutivit tha se “Zajednica e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” nuk po zbatohet pasi ka qeveri demokratike.

Në fund, Kurti duke iu drejtuar opozitës tha se kur emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se për një njeri nuk ndalet Asociacioni, “ai është momenti kur ju duhet të dilni e të thoni se kryeministri nuk është vetëm. Por, ju nuk delni”. /Telegrafi/

Exit mobile version