Site icon Telegrafi

Kurti anulon vendimin e Hotit për propozimin e anëtarëve në ARKEP, emëron anëtarët e rinj

Qeveria Kurti ka marrë vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Kurti tha se në këto propozime nuk është respektuar kuota gjinore.

Ndërkaq, ministrja e Ministrisë së Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka njoftuar kabinetin qeveritar se Bordi Drejtues i Agjencisë Rregullative të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbet pa mandat që nga dhjetori i viti të kaluar. Andaj ka propozuar që Qeveria, në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, të miratojë listën e propozimeve për anëtarë të Agjencisë që do të dërgohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si në vijim:

1. Nazim Rrahimi – kryetar

2. Lule Ahmedi – anëtare

3. Shkumbin Hamiti – anëtar

4. Rrezarta Duraku-Rizaj – anëtar

5. Arian Qorrolli – anëtar

Anëtarët e propozuan nga Rizvanolli u miratuan gjatë mbledhjes. /Telegrafi/

Exit mobile version