Reagimi i SHBA-ve ndaj demarkacionit, sipas Albin Kurtit, ish-kryetar i Vetëvendosjes, nuk mund të vjen pasi të nënshkruhet një marrëveshje.
Ai në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se faktorët ndërkombëtarë janë të interesuar për stabilitet ka thënë ai, transmeton Koha.net.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO, faktori ndërkombëtar në përgjithësi është i interesuar për stabilitet. Cilit shtet që i fal territor do ta marrin. Ne me këtë marrëveshje ja kemi mbyllur gojën SHBA-së sepse ata mund të flasin para nënshkrimit të marrëveshjes. Pas nënshkrimit nuk mund të thonë se keni një president të çmendur”, ka thënë Kurti.
Ai tregoi edhe se sa SHBA-të e duan Kosovën.
“Nuk ka mundësi që SHBA-të ta duan Kosovën më shumë se ne. Ato na shpëtojnë nga Beogradi e Moska, por jo nga vetvetja”, theksoi ai.
Kurti ka folur për sistemin e drejtësisë, që sipas tij është i kapur fuqishëm.
Për arrestimet e fundit të disa personave të fuqishëm, që ai i quajti “peshkaqenë”, tha se thelbi qëndron te ajo se “kush nuk u arrestua?”.
“Ka filluar një bursë, kur shokët e luftës ia hedhin njëri-tjetrit, Azem Syla u arrestua që mos të arrestohet Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha Kurti, duke shtuar se njëjtë ka ndodhur edhe në kohën e arrestimit të Limajt.