Site icon Telegrafi

Kurti me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe BE-së diskutojnë për situatën politike dhe pandeminë

Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, pritën në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media.

Siç njoftohet, kryeministri në detyrë i njoftoi ambasadorët mbi gjendjen aktuale në menaxhimin dhe parandalimin e COVID-19 si dhe mbi vendimet e fundit për lehtësimin gradual të masave.

Këto vendime kanë për qëllim rihapjen e ekonomisë, e cila sikurse shëndeti publik është rrezikuar e dëmtuar nga pandemia.

Në takim po ashtu u diskutua për situatën aktuale politike në Kosovë, gjersa presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadorët shprehën nevojën për stabilitet dhe demokraci në vend”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version