Kryeministri Albin Kurti takoi sot ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Nicholas Abbott, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe ambasadës britanike në Kosovë.
Në takim u diskutua edhe për temat aktuale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Kurti dhe Abbott reflektuan e diskutuan mbi zhvillimet gjatë vitit 2023, sfidat dhe arritjet e qeverisë, mundësitë për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral për shkëmbim e zhvillim, siguri e paqe dhe planet e pritjet për vitin e ardhshëm.