Ish-kryetari i LVV-së, Albin Kurti në tubimin përmbyllës të VV-së në Prishtinë, ka thënë se 19 nëntori do ta bëjë vitin 2017-të vit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai përmendi edhe dënimin e aktivistëve të VV-së, duke thënë se “zemërimin tonë sot duhet ta trajtomë me mençuri, që me zemër e me mendje të punojmë, që me zemër e me mendje të fitojmë, që me zemër e me mendje të festojmë”.
Kurti ka shtuar se në komunat tjera ku VV është në balotazh nevojitet ndryshimi përveç Prishtinës.
“Qytetarët që i duan ndryshimet e duan Vetëvendosjen. Vota është demokraci, vota nuk është tregti”, tha Kurti.
Ai shtoi se me këtë tubim madhështorë sonte kemi fituar kurse të dielën do të festojmë. /Telegrafi/