Site icon Telegrafi

Kurti: Më 11 qershor do t’iu vijë fundi të korruptuarve

Lëvizja Vetëvendosje në kuadër të fushatës zgjedhore të shtunën mbajti një tubim elektoral me qytetarët e Ferizajt.

I nominuari për kryeministër nga radhët e kësaj Lëvizjeje, Albin Kurti, tha se qytetarët e Ferizajt meritojnë shumë më mirë, pasi që pas luftës qeverisjet e ndryshme e kanë korruptuar Ferizajn dhe gjithë popullin.

“Më 11 qershor duhet t’i vijë fundi këtyre të korruptuarve. Si pasojë e mos punës sot kemi sindikata pa punëtorë, shkolla pa arsim, aq shumë punë të pa kryera, aq shumë gjëra për të ndryshuar. Vetëvendosje është edhe zgjidhje, edhe zgjedhje.

Në vendet e zhvilluara hajnat shkojnë në burg, por asnjëri prej tyre nuk guxojnë të thonë, sepse vetë janë të përfshirë në hajni. Vetëvendosje është e vendosur se hajnat duhet të shkojnë në burg dhe të pafajshmit duhet të mbrohen. Me hajna nuk ka shtet, pas 11 qershorit do të kemi shtet pa hajna”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version