Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se rekomandimi i Zyrës për regjistrimin e partive politike për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit është i drejtë dhe me vend.
Kurteshi tha se Zyra për regjistrimin e partive politike ka rekomanduar dhe sipas tij përfaqësuesi i kësaj zyre merr përgjegjësi për veprimet e veta.
“Zyra për regjistrimin e partive politike ka sjell rekomandim dhe përfaqësues i Zyrës ligjore merr përgjegjësi për veprimet e veta. Rekomandimi më duket i drejt dhe me vend”, tha Kurteshi.
“Ne kemi disa ngushtica për këtë zgjedhje, kemi shkurtuar disa afate dhe i kemi bërë këto në bazë të planit operacional. Mendoj që zyra dhe ne kemi për obligimi t’i ndjekim hapat dhe mjetet ligjore për rishqyrtimin e çështjeve për të cilat mendojmë që janë të kundërligjshme”, tha ai. /Telegrafi/