Debati në mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sami Kurteshit ka vazhduar në komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars të vitit që shkoi.
Me të filluar vazhdimi i mbledhjes së komisionit, nisi debati ku Hashim Thaçi i tha Kurteshit se e dinë si e ka refuzuar ta merr në parti kur ka qenë anëtar i SHIK-ut.
Këtu reragoi Kurteshi, duke thënë se këto janë shpifje.
“Këto janë shpifjet më të poshtra që i bën një njeri me emrin Hashim Thaçi, këto janë fore të killavta të tyre”, tha ai./kp/